Lajme

31 March 2023

Hapen rregjistrimet në Rrok Academy 2023!


17 July 2020

Ftesë per ofertë për shërbim transporti ajror

Shoqata Kulturore “Rrok Jakaj”, në kuadër të projektit “Shkodra Jazz Festival”, të financuar nga Bashkia Shkodër, në kuadër të programit Reload, shpall ftesë për ofertë për shërbim transporti ajror.

 

Specifikime teknike dhe Preventiv bashkëlidhur.

 

Jeni të ftuar të dorëzoni ofertat tuaja në adresën press@shkodrajazz.com deri me datën 21.07.2020.

Nëse nuk arrini te shkarkoni materialet e bashkëlidhura, na shkruani në press@shkodrajazz.com.


15 June 2020


8 August 2019

Programi

p


11 July 2019

MUZIKA KA MARRË FUND

MUZIKA KA MARRË FUND / Si vdes një nga burimet më të mëdha të bukurisë njerëzore

Epoka dixhitale e ka shndërruar muzikën në një produkt të dorës së tretë ...

(11.07.2019, agg. alle 10:22 - Paolo Vites)

- - - - -

Disqet muzikore, ka vite që nuk shiten më.
Duke pasur parasysh mosinteresimin e përgjithshëm të gjeneratave të reja për këto “gjëra”, të zëvendësuara nga të ashtuquajturat "platforma dixhitale" ose muzikë që mund të dëgjohet përmes aplikacioneve të ndryshme si Spotify etj.

Pasoja është se mënyra e vetme për artistët për të fituar përgjatë punës së tyre ngelet vetëm muzika për së gjalli (LIVE). Kjo është dhe arsyeja e rritjes së çmimit të biletave ndër koncerte, që njerëzit pranojnë në shumicën e rasteve pa u ankuar, duke qenë se koncertet e mëdha dhe të vogla vazhdojnë të kenë një numër të madh publiku.
Në të vërtetë, disqet muzikore të artistëve të rinj as që shtypen më, sepse brezi i ri i sotëm nuk do t'i blinte ato, pasi pjesa më e madhe e tyre dëgjojnë vetëm muzikë konsumi (likuide - që ashtu siç vjen, shkon ... pa lidhje). Kështu kemi të bëjmë me një brez këngëtarësh të rinj që nuk do të kenë as kënaqësinë e një kujtimi fizik dhe të prekshëm të përpjekjeve të tyre.

- - -

Në një artikull me ndikim të madh të publikuar në faqen e internetit "Cuepoint", gazetari dhe DJ i radios së Nashvilit, Craig Havighurst, për herë të parë dhe në mënyrë koncize, ka spjeguar gjëndjen (e trishtuar) në të cilën tërhiqet zvarrë muzika sot: viktimë e internetit që ka shkaktuar bastardhimin dhe varfërimin e shijeve dhe ndjenjave të njerëzve.

Fillimisht, shpjegon ai, se si epoka dixhitale solli problemin e piraterisë për kompozitorët e muzikës, domethënë dyfishimin (kopjimin) e CD-ve dhe mediave muzikore në përgjithësi në mënyrë të jashtë-ligjshme. Kjo “gjë” është identifikuar nga shtëpitë diskografike si arsyeja kryesore për humbjen e tregut e cila ka sjellë dëmtimin e vetë muzikës. Më tej, faktet treguan se ky nuk ishte problemi real. Sot kuptohet, që muzikantët po paguajnë në lëkurën e tyre, dëmin e vërtetë që është është përqindja e vogël që gjigantët e muzikës në streaming si Spotify dhe Apple Music paguajnë për artistët për çdo pjesë muzikore të dëgjuar në streaming. Por nuk është e gjitha.

"Më pak të dukshme" shkruan ai "janë një seri gjërash dhe tendencash të tjera që kanë zhvleftësuar muzikën në një mënyrë më të dëmshme sesa problemet e furnizimit masiv dhe manovrimit ndër-industrial. Dhe kur them muzikë, unë nuk e kam fjalën për formatet e këngëve popullore që shiten në “talent show” apo në radiot komerciale. Kam parasysh muzikën, si forma e artit tingëllor - kompozicion përmes imagjinatës, (konceptual dhe improvizues) - e rrënjosur në idetë harmonike dhe ritmike. Me fjalë të tjera, muzika, ashtu siç ishte përcaktuar dhe konsideruar katër ose pesë dekada më parë, kur muzika e autorit (jo plotësisht, por përgjithësisht e quajtur "klasike" dhe "jazz") kishte një vend në tryezë ". Muzikantët e rinj të sotëm, shton ai, e gjejnë veten pa e kuptuar duke luftuar kundër forcave që janë në qendër të tregtisë, të kulturës dhe arsimit dhe që kanë kontribuar në zhvleftësimin e muzikës për publikun e gjerë.

"Ekosistemet e muzikës digjitale, duke filluar me iTunes e Apple, i kanë kthyer disqet në një imazh kopertine me madhësi pullash postare dhe në tre të dhëna: emri i artistit, emrat e këngëve dhe titulli i albumit”, shton ai. Çfarë do të thotë kjo? Që askush nuk do të dijë kurrë emrat e orkestrantëve të tjerë që kanë luajtur në seancën e regjistrimit të muzikës. Megjithëse biografitë e artistëve dhe kompozitorëve janë të pranishme në shumicën e aplikacioneve të transmetimit, duhet thënë se albumet historike shiten dhe shpërndahen pa tituj ose pa të dhënat e epokës që gjëndeshin nëpër LP apo CD. Të apasionuarit autentikë të muzikës aktualisht janë shumë pak për të justifikuar një shërbim të tillë siç bëhej një herë e një kohë, me art dhe pasion, por mbi të gjitha, shpjegon gazetari amerikan, "humbet ajo klasë ekspertësh dhe shkrimtarësh që kanë shpërndarë entuziazmin në kulturën muzikore" . Dhe ja që edhe gazetarët dhe shkrimtarët, të ashtuquajturit kritikë, tani konsiderohen si të parëndësishëm në skenën muzikore.

Radiot më pas: "Ata tashmë arrihen krejt lehtë, por nuk mund lihet pa thënë se sa thellë kanë ndryshuar ato, midis shpërthimit të muzikës popullore në mesin e shekullit të 20 dhe modelit të biznesit të 30 viteve të fundit. Etika e muzikalitetit që zë fill përmes zbulimit është zëvendësuar nga një manipulim cinik i të dhënave demografike si dhe nga një emërtues i përbashkët bajat. Listat e dëgjimit (të radiove) janë shumë më të shkurtra, me një numër të vogël këngësh të cilat përsëriten pa pushim derisa grupet e marketingut të vendosin që të ndryshojnë listën e këngëve. DJ-të nuk e zgjedhin më muzikën në bazë të përvojës së tyre dhe nuk ndërtojnë më tregime interesante rreth disqeve. E njëjta gjë vlen dhe për të dhënat përmbi kopertinën e disqeve, kjo e bën dëgjimin muzikor më pasiv dhe zvogëlon “oreksin” muzikor të shumicës së njerëzve i cili reduktohet tek një pjesë të vogël suksesesh muzikore të prodhuara në shkallë industriale ". Dhe madje edhe DJ-të bëhen figura profesionalisht të padobishme, të zëvendësueshme krejt lehtë me kompjuterë, duke humbur kështu humanitetin, ngrohtësinë, pasionin si dhe guston për zbulim. Sa e sa njerëz kanë ndryshuar jetën e tyre falë shpërthimit të radiove në vitet '70, falë frymës aventureske të disa njerëzve që na treguan një botë muzikore, përndryshe të panjohur? jemi duke u kthyer mbrapa drejt atij fenomeni ku muzika e transmetuar (për motive biznesi) bëhet mbi tavolinë, ndërsa gjeneratat e reja humbin kohen me një grusht këngësh që do të zhduken në hapësirën kohore të një sezoni.

E njëjta gjë vlen edhe për revistat, të pakta janë revistat që mbijetojnë të shtypura në letër, apo sitet e muzikës. Dikur, në kopertinën e revistës TIME përfundonte Thelonius Monk, James Taylor, The Band: "Artikujt ishin në vartësi të vlerës së artistit dhe të asaj që ai bënte. Sot botohet në bazë të kutit të sektorit komercial (renditja dhe shitja e biletave për koncerte), këto janë baza për "lajmet" muzikore. Në epokën e sotme (ku rëndësi i jepet numërimit të klikimeve), grupi i marketingut e institucionalizoi qarkun e jehonës së muzikës pop, duke bllokuar dhe dekurajuar angazhimin e rëndësishëm të muzikës si një formë arti ".

Së fundmi, vihet në pah humbja emocionale që duhet të përmbajë muzika: Për dekada të tëra, ”Muzika promovohej dhe shpjegohej pothuajse ekskluzivisht si një talisman i emocioneve . Ndërsa sot ... kjo pyetje as që shtrohet. Muzika si mjet i artit i referohet matematikës, arkitekturës, poezisë, spiritualitetit dhe filozofisë. Aktualisht në shtypin e përgjithshëm ose në televizionin, këto argumenta janë të minimizuara, duke e filtruar kuptimin tonë në lidhje me muzikën përmes një lenteje të atrofizuar.
Ata prej nesh që patën fatin të njihen me njerëz të cilët tregonin se muzika është e mirë për trurin dhe zemrën, ishin vërtet me fat ". Sot muzika është vetëm një përvojë në nivelin e ndjenjave më banale, e para-paketuar (usa e getta - “disposable”) si zhele.

Artikulli përfundon duke prekur problemin mungesës së muzikës ndër shkolla, kjo duhet të thuhet, një problem që ka ekzistuar gjithmonë ... : "Edukimi muzikor i bën fëmijët më muzikorë. Ata që përvetësojnë rregullat dhe ritet e muzikës në fazat e hershme të jetës do të kenë më shumë gjasa të ndjekin koncerte dhe të kenë një vëmendje më të madhe rreth zgjedhjeve të tyre muzikore si të rritur ".

Është një skenar i tmerrshëm, gjë të cilin ata që punojnë në nivele të ndryshme në fushën e muzikës e kanë kuptuar prej kohësh, por që censurohen dhe manipulohen nga ata që përpiqen të heqin nga shkollat muzikën për (gjoja) arsye ekonomike. Por problemi nuk është vetëm ekonomik, është një varfërim njerëzor i gjeneratave të fundit dhe të ardhshme që do të çojnë në një botë gjithnjë e më cinike, të mjerueshme dhe çnjerëzore.


4 June 2019