ROZAFA EXPRESSION
“Rozafa Expression”
Shoqata miqte e muzikes “Rozafa Expression” eshte krijuar me inisiativen personale te kompozitorit dhe dirigjentit Zef Çoba dhe ka ne perberje te saj muzikante,artiste e kengetare. Emertimi “Rozafa Expression” I eshte vene kesaj levizje nga vete krijuesi I saj dhe perben sintezen e detyrimit qytetar e artistik te anetareve. “Rozafa”, eshte kalaja, deshmi e histories 2400 vjeçare te qyteterimit ne Shkoder. Ajo ne themel mban nje legjende, qe eshte shprehje e detyrimit qytetar. Detyrimi artistik qendron ne realitetet muzikore te ndertuara mbi ekspresivitetin e vlerave.
Shoqata funksionon si OJF me nr.nipt.K 765090001 F, eshte e njohur nga gjykata me vendim Nr. 113 dt. 07.03.2000.
Tradita e pasur historike ne levrimin e muzikes profesionale ne qytetin e Shkodres dhe klima artistike perbejne bazen kryesore, persa i perket kushteve nga u be realitet kjo levizje. Ne kete veshtrim ajo eshte vazhduese direkte e aplikimeveartistike te zhvilluara nga institucionet kryesore te qytetit mbrenda dhe jashte vendit , e paraqitet si nje praktike konsolidimit dhe integrimit te vlerave me te mira ne hapesiren e krijuar ne Shqiperi pas viteve 90-te. Ne reportor ka kenge tradicionale, perpunime dhe vepra te zgjedhura nga muzika korale profesionale e stileve dhe epokave te ndryshme.
Shoqata perbehet nga kater seksione si : kori i femijeve “Loja e notave muzikore” dhe grupi i miqve te muzikes.
Kryetar i shoqates eshte kompozitori dhe dirigjenti i njohur Zef Çoba, i cili ka nje kontribut te çmuar ne jeten artistike e muzikore. Ai ka kompozuar ne gjini te ndryeshme muzikore ku dallohen kompozimet vokale e instrumentale, muzike per 15 filma artistike, teater, kenge te mirefillta ne stil te tradites qytetare etj. Aktualisht eshte pedagog i dirigjimit ne akademine e arteve te bukura ne Tirane.
Aktiviteti: Shoqata e ne veçanti kori i te rriturve ka organizuar e marre pjese ne nje seri aktivitetesh , nder te cilet permendim : Festivalet nderkombetare te koreve ne Tirane, Andros (Greqi), Cetinje (Mali i zi), Karditsa (Greqi), Avola (Siçili) Vibo Valentia (Kalabri) etj. Koncerte e premiera te ndryeshme ne qytetin e shkodres, Durresit, Korçes si dhe mjaft shfaqje te tjera apo pjesemarrje ne koncerte pervjetoresh, ne azilee shtepi femijesh etj. Per punen serioze ka merituar respektin e publikut dhe te te gjitha strukturave profesionale.
Kete vit kemi realizuar pjesmarrjen ne festivalin nderkombetar te koreve ne Tetove te Maqedonise ne muajin qershor, po kete muaj u be nje koncert ne bashkepunim me Akademine e Arteve me te cilen mbrojten diplomen 2 studente te kesaj akademie. Ne muajin tetor do te marrim pjese ne festivalin nderkombetar te koreve ne Ripatranzone Ancona Itali. Dhe dote japim nje seri koncertesh ne Napoli e Kalabri. Ne muajin Nentor do te japim nje koncert recital si dhe nje koncert te perbashket me korin Italian te Ripatranzones.
w