Shqip | Italiano | English


Prezantimi > Presentation

RROK JAKAJ - galleria fotografica

Lindur ne Shkoder
me 16/5/1968, fillon studimin e violines ne vitin 1974. U diplomuar ne Akademine e Arteve Tirane ne 1990 me maksimalen e votave e me pas nje seri diplomash per violine ne Itali. Qe nga 1992 bashkepunoi me nje seri orkestrash: Orkestra e R.T.SH., Orkestra e Operas e Baletit Tirane, Orkestra e RAI - Torino, Orkestra simfonike e Savones, Orkestra filarmonike e Torinos, Orkestra internacionale e Italise, Royal Ballet e Londres, Teatro Regio i Torinos si dhe nje seri impenjimesh me aktivitete si solist e duet. Ne 1997 themeloi "Skenderbeg Chamber Orchestra". Se bashku me prof. Gustavo Fioravanti ne 1999, themeloi OPTIONAL STRING KUARTET me te cilin Incizoj CD “Around the world” i cili u publikua per tre here. Me te njejtin formacion mori pjese ne tourne me Belinda Carlise. Nga 1999 deri ne 2002, pjestar i “Orchestra Sinfonica Italiana” O.S.I dhe artist manager ka marre pjese ne evente si: "Pavarotti & Friends" dhe "7° Concerto del Vaticano", rast ne te cilin u prit nga Papa Giovanni Paolo II. Nga 2002 deri ne 2004 me “Orchestra Classica Italiana” nga ai e krijuar beri nje sere koncertesh dhe me rastin e ditej nderkombetare te kujtimit organizoj nje koncert ku ishte i pranishem i madhi Solomon Burke, lind keshtu nje bashkepunim i ngushte ndermjet tyre qe do ti dergoj ne disa evente te rendesishme neper bote. Bashkepunoi me jazzistin e njohur torinez Palmino Pia, me te cilin krijoi CD-ne "Triangle D'or". Rregjistrimi i fundit ishte ai me grupin The Dream Trio me te cilin kishte publikuar dhe CD “The Dream”. Interpretoi me nje violine ROMEO ANTOGNAZZI te 1901 e Fondazionit Pro Canale Milano


Nje mendim per Rrokun …..Rrok Jakaj, perfunduar ne faqet e gazetave, nder kronikat e errata te atyre qe nuk jane me, per fat te keq, se bashku me fotografine tende ku buzeqeshe, duke demostruar, sikur te ishte nevoja, qe profesioni yt i muzikantit, dashuria jote e madhe per instrumentin qe shoqeronte jeten e perditshme, bashkejetonin me nje shpirt alegro, entuziast, te hapur, krijimtar dhe karizmatik, edhe pse ne shikim te pare pak i rrepte dhe spartan………Kujtimet do te humbin, ndofta, por te pa fshihshem do te bejne pjese ne historine e te kaluares imazhet gjenuine dhe spontane te tuajat entuziast……. E sotmja eshte e pameshireshme, e pashmangshme: energjia jote ka mbijetuar ne endrrat tuaja dhe endrret tuaja do mbijetojne, per ato qe duan, ne historine tende……
Luigi Botta




Faqja e pare    Prezantimi    Festivali    Bursa e studimit    Mediat    Kontakto
Shoqata Kulturore "Rrok Jakaj"    OMI    Rrok Jakaj
© Copyright Optional Music International 2007 - realizzato da UbyWeb&MultiMedia